Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e sotme parashikohet mot kryesisht me alternime e vranësira, si dhe intervale kthjellimi.
Reshje shiu me intensitet të ulët në bregdetin jugor, si dhe borë e dobët në male në orët e para të mëngjesit. Më tej reshjet ndërpriten në të gjithë vendin. Në rrugë do të ketë ngrica.
Era do të fryjë nga kuadranti i veriut, mesatare dhe përkohësisht e vrullshme në bregdet. Valëzimi në dete parashikohet të jetë i forcës 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 1/9 | re diell |
| Kukës | -4/5 | re diell |
| Lezhë | 2/10 | diell |
| Dibër | -5/5 | re diell |
| Durrës | 2/11 | diell |
| Tiranë | 1/11 | diell |
| Elbasan | 0/10 | diell |
| Berat | 0/12 | diell |
| Vlorë | 2/12 | diell |
| Korçë | -4/2 | diell |
| Gjirokastër | 1/11 | diell |
| Sarandë | 4/15 | diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI