Një 32 vjeçar është ndaluar në çiflig të Konispolit prane kufirit ndërshtetëror me Greqinë pasi akuzohet se ka futur kontrabandë nga Greqia nje kope me dele në territorin shqiptar .
Policia sqaroi se, Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Botës, Sarandë, gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër, në fshatin Çiflik, Bashkia Konispol, kanë bllokuar një kope me bagëti të imta (dele), që një shtetas po e sillte nga Greqia dhe po e fuste nëpërmjet kufirit të gjelbër me shtetin grek, për në Shqipëri. Në përfundim të veprimeve hetimore është proceduar penalisht shtetasi A. A., 32 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI