Foltorja ka zbuluar disa nga sekretet e garimit në zjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen në 6 mars. Në një konferencë me mediat Sali Berisha ka prezantuar gjashtë kandidatët që fituan votën e militantëve në primaret e së dielës (Bashkia Vorë- Lulzim Vrana, Bashkia Shkodër- Bardh Spahia, Bashkia Durrës- Ardian Muka, Bashkia Dibër- Premtim Kryemadhi, Bashkia Lushnjë- Elton Bano, Rrogozhinë- Hekuran Xhani) dhe ka treguar për formimin e koalicionit, emrin që do të mbajë dhe siglën me të cilën do të paraqitet.
Lajmi i parë ishte se tashmë koalicioni me LSI-në është mbyllur dhe dy partitë do të dalin së bashku në të gjashtë bashkitë. Zgjedhjet që u shpallën nga presidenti Meta enkas për të ndihmuar grupimin e Berishës nuk do të kishte kuptim që LSI të dilte me kandidatë më vete. Prandaj partia presidenciale nuk ka paraqitur të tillë. Nga ana tjetër kjo strategji ndihmon shumë në imazhin e grupimit të foltores. Duke qenë se KQZ ka njohur zyrtarisht PD në e Bashës, vulën dhe siglën e saj, dalja në koalicion e ruan Berishën nga paraqitja me kandidatë të pavarur ose me një forcë të re. Ai ka mundësi sërisht të perzantohet si PD e vërtetë , por që po hyn në zgjedhje së bashku me parti të tjera dhe prandaj do të paraqitet me emër dhe logo tjetër. ///
ME SHUME LAJME
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë