Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga punimet në tunelin e Skërficës përgjatë rrugës Kardhiq Delvinë. Rama shprehet se kjo vepër e bukur së shpejti pritet t’i vihet në shërbim Shqipërisë turistike për ta afruar edhe më shumë Sarandën këtë verë.
“Mirëmëngjes dhe me një tjetër vepër të bukur që së shpejti do t’i vihet në shërbim Shqipërisë turistike, siç është Tuneli i Skërficës, përgjatë rrugës së re Kardhiq-Delvinë që do ta afrojë ndjeshëm Sarandën këtë verë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Në aksin Kardhiq-Delvinë, loti i pestë është plotësisht i përfunduar, ndërsa vijojnë punimet në lotet e tjera për të bërë të mundur përfundimin e plotë të kësaj vepre.
Tuneli i Skërficës, 1316 m i gjatë është pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë, me një gjatësi prej 33 km, ndërsa vetë rruga përbëhet nga 8 lote.
Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm zhvillimit shumëdimensional të zonës dhe vendit. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI