Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi se demokratët kanë ditur gjithmonë ta dallojnë të mirën nga e keqja, të dallojnë kontribuesit nga përfituesit 30 vjeçarë nga sigla e PD.
Bardhi tha se “kush i është afruar PD në opozitë, as nuk duhet të sulmohet, as të linçohet, por vetëm të vlerësohet”.
“Qytetarët e Lushjës do të ndëshkojnë me votë ata që siglën e partisë e kanë përdorur për përfitime personale dhe që duan, edhe sot, të përdorin demokratët si mish për top”, tha Bardhi.
Bardhi prezantoi sot kandidatin e Partisë Demokratike për zgjedhjet e pjesshme lokale për kryetar të bashkisë së Lushnjës, Indrit Sefa, ndërsa dy nënkryetarët e PD-së Grida Duma dhe Agron Gjekmarka prezantuan në Durrës Luan Hotin për kryetar bashkie.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI