Edukimi mjedisor është një nga elementët kyç për sigurimin e vazhdimësisë së një natyre të mbrojtur dhe të paprekur. Ky fokus eshte percaktuar qartesisht per vitin 2022 nga Ardministrata e Zonave te Mbrojtuara
Vlorë .

Burime të kësaj Agjencie vunë në dukje se janë planifikuar një sërë aktivitetesh me qëllim edukimin mjedisor, e lidhur me rritjen e ndërgjegjësimit të brezave të ardhshëm për ndjeshmërinë ndaj natyrës dhe të jetuarit në harmoni me të.

Mësohet se një prej këtyre aktiviteteve ishte ai i zhvilluar me nxënësit e shkollave të Vlorës në njohjen e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, i ndryshëm për sa i përket tipit të ekosistemit nga Parku Kombëtar Llogara.
Pritet qe Administrata e Zonave te Mbrojtuara Vlorë e fokus gjate 2022-shit edhe kompleksin ligatinor te Butrintit i cili përfaqëson një nder zonat ligatinore bregdetare më të rëndësishme në Shqipëri.

Ky kompleks perfshin Gjirin e Alinurës në fundin jugor të Gadishullit të Ksamilit .Sipas Parkut Kombetar Butrint, rëndësia mjedisore e tij përfaqësohet nga baltinat interditale dhe ranishtet që janë pjesë e një mozaiku habitatesh si dhe vendstehim për një numër të madh shpendësh shtegtarë ujorë. Përveç rëndësisë mjedisore, në aspektin historik Alinura dokumentohet në hartat veneciane si një port i rëndësishëm i Butrintit./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI