– Italo-egjiptiani Mahmood dhe Blanco fituan dje në mbrëmje festivalin italian të këngës me ”Brividi”, ndërkohë që e dyta u rendit Elisa me ”O forse sei tu” dhe në vendin e tretë Gianni Morandi me ”Apri tutte le porte”.https:/(/www.youtube.com/watch?v=ZNWmcKXG3vM)
Mahmood dhe Blanco mbërritën në Festivalin e Sanremos ndër më të preferuarit, por ndoshta askush nuk e priste një konsensus kaq unanim ndaj tyre.
Një valë e vërtetë dashurie për Mahmood dhe Blanco, të cilët triumfuan në renditje që në natën e parë.
Ata vendosën rekord që në 24 orët e para në Spotify dhe duke u futur 10-shen e parë.
Për Alessandro Mahmood, 29 vjeç, kjo fitore ishte një konfirmim i qartë i talentit të tij.
Riccardo Fabbriconi (ky është emri i vërtetë i Blancos), 18 vjeç, u bë këngëtari më i ri mashkull që ka fituar ndonjëherë.
Blanco ka kënduar edhe “La song nostra”, “Notti in bianco” apo “You make me crazy”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI