Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare të cilat do të jenë më tepër të theksuara përgjatë relieveve malore.
Duke nisur nga orët e vona të mbrëmjes, parashikohet shtim vranësirash në të gjithë territorin deri në të dendura.
Në orët e mbrëmjes në zonën e qendrës dhe pjesërisht atë të jugut, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e shtrëngata lokale.
Gjithashtu parashikohet borë e dobët në veri- verilindje. Era do të fryjë verilindje e juglindje 1-5m/sek dhe me rrahje deri në 8m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | -1/12 | Diell re |
| Kukës | 0/11 | Diell re |
| Lezhë | 2/14 | Diell re |
| Dibër | -2/10 | Diell re |
| Durrës | 5/16 | Diell re |
| Tiranë | 4/16 | Diell re |
| Elbasan | 4/17 | Diell re |
| Berat | -1/15 | Diell re |
| Vlorë | 4/16 | Diell re |
| Korçë | 0/8 | Diell re |
| Gjirokastër | 0/15 | Diell re |
| Sarandë | 6/17 | Diell re |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI