Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.
Në mesditë e kryesisht pasdite reshjet e shiut fitojnë intensitet mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave. Në orët e pasdites në lartësinë mbi 300 metra në veri-verilindje dhe në lartësinë mbi 500 metra në lindje-juglindje reshje bore me intensitet deri mesatar.
Era do të fryjë me drejtim nga juglindja-jugperëndimi 1-10 m/sek. Në orët e vona të mbrëmjes era kthen drejtim nga kuadrati i veriut dhe fiton shpejtësi deri në 20 m/s.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 7/11 | Re shi |
| Kukës | 5/8 | Re shi/ borë |
| Lezhë | 8/10 | Re shi |
| Dibër | 2/6 | Re shi /borë |
| Durrës | 7/15 | Re shi |
| Tiranë | 8/15 | Re shi |
| Elbasan | 7/14 | Re shi |
| Berat | 7/15 | Re shi |
| Vlorë | 9/15 | Re shi |
| Korçë | 3/5 | Re shi/borë |
| Gjirokastër | 6/14 | Re shi |
| Sarandë | 9/15 | Re shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI