SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Gjirokastër-Dita Botërore e Gjuhës Greke në Universitet: “Greqishtja, gjuha e Nënës sime”

“Greqishtja, gjuha e Nënës sime”, ishte eventi i organizuar nje dite me parë në Universitetin “Eqrem Çabej”të Gjirokastrës kushtuar Ditës Botërore të Gjuhës Greke, organizuar nga Konsullata Greke e Gjirokastrës në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Greke të ketij Universiteti.

Kane qene të pranishem ne kete event personalitete te pushteti lokal në Gjirokastër, zyrtare nga Bashkite Dropull e Finiq , intelektuale, pedagoge, njerëz të dijes, artit dhe shkencës, diplomate te Konsullates se Pergjithshme Greke në Gjirokastrës, etj,. Ka qene i pranishem edhe prefekti i Qarkut Gjirokaster, Odisea Kote.

Ne sallen e lektoriumeve eshte ndjelur nje ligjerate e paraqitur nga pedagogu, studjuesi dhe gazetari i njohur Panajot Barka si dhe nje pershendetje nga deputeti Niko kuri. Te pranishmit jane pershendetur edhe nga Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, Dimitrios Sacharidis

Pjesemarresit kane ndjekur një material audiovizual për historinë e gjuhës si pasuri e pashoqe kulturore botërore. Një trashëgimi që përcaktoi gjenetikisht edhe vet Minoritetin Etnik Grek të Shqipërisë./SARANDANEWS.AL///

error: