Nga Bujana TISIA
Vazhdon puna për zgjerimin e aksit rrugor Shijan-Ura e Gajdarit.
Sot punimet janë përqëndruar me makineri te renda kryesisht në zonën e ish pularisë se Kalasës, duke kryer zgjerimin e boshtit te rruges, shtrimin e plegmës izoluese etj,.

Zgjerimi i boshtit rrugor nga rrethrrotullimi Shijan-Delvine-Kalasë deri ne rrethrrotullimin e Urës së Gajdarit, ku ndahet kufiri adminstrativ i bashkise Finiq me bashkine Sarandë; perbejne nje prioritet infrastrukturor per te paraprirë fluksine qarkullimit te automjeteve ne derjtimin Kardhiq-Shijan-Sarande nepermjet tunelit të Skërficës .
Pritet qe punimet ne Tunelin strategjik te Skërficës te perfundoje deri ne maj 2022. Nga muaji maj, fluksi i qarkullimit te automjeteve , nga Tirana, viste e tjera te vendit, Kosova etj, te kalojne pikerisht ne boshtin rrugor Ura e Kardhiqit-Tuneli i Skërficës-Shijan-Gajdar-Sarandë.

Ndërkaq, në vëmendjen e publikut, data 1 maj, është zyrtarizuar si dita zyrtare e çeljes së sezonit turisitk 2022 në Shqipëri./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI