–Nga Shkëlqim HAJNO-
Në Sotirë të Dropullit të Sipërm edhe në shkurt, si në çdo muaj tjetër të vitit, mund të shkosh si drejt një destinacioni të preferuar të turizmit natyror dhe kulturor.


Pikërisht këtu, është pika fundore e Dropullit të Sipërm e rrëthuar përqark nga malet me borë të Murganës madhështore dhe Shtugarës.

Një tabelë e madhe të paralajmëron qysh në Llongo se po shkon drejt pyllit të Sotirës: “Pylli i Sotirës”, Monument Natyre.Ndalohet prerja dhe gjuetia.
Në qendrën e bukur të fshatit, përballesh më dy bukuri që befasojnë edhe pse mund të kesh ardhur më parë: Shkolla me arkitekturën e saj madhështore dhe Kisha e Shën Sotirës me kambanoren me arkitekturë të mkrekullueshme , ndër më të bukurat në Shqipëri. Qendra qarkohet nga dy përrenj me ujëra të kthjellëta të dëborës, nga Murgana dhe Shtugara, tre rrepe gjigandë dikur, të trishtojnë sot, pasi janë tharë nga sëmundja e njohur mesdhetare që ka mbërritur edhe në këtë skaj që josh gjatë gjithë vitit turistë vendas dhe të huaj.
Sotir Goga, ‘djaloshi’ 86 vjeçar
Në Sotirë nuk dëgjohen zëra dhe përsoni i parë që takon është Sotir Goga, me nje trastë të rendë ngarkur në sup. Duket se ka blerë ushqimet për tërë javën dhe tani duhet të ecë kalldrëmeve drejt shtëpisë e tij në lagjen Shtrika, mbi qëndrësn e fshatit në drejtim të Murganës të ngarkuar me borë të rëndë. Në lagjen e tij, tani banojnë vetëm tre vetë. Sotiri dhe dy te tjere.Të tre, të moshës së tretë.

Është 86 vjeç, por përshtypjen ta jep se është më i mbajtur. Ka dëshirë të flasë dhe sa herë që e pyet për diçka, veçanërisht për njërzit dhe ndërtimet karakteristike ne gur të bashkëfshatarëve të tij në breza, gjallërohet si një djalosh që goja nuk i pushon.
Kur e pyet se ku e ka patur shtëpinë kolegu dhe miku jonë Jorgo Zhonga , Sotiri të tregon me dorë:
-Ja, ajo atje, në lagjen Karamanja.
Pyetjes për një familje fotografësh të ardhur nga Amerika dhe që ushtruan profesionin e tyre edhe në Sarandë e Tepelenë, hidhet i gëzuar:
-Eja me mua, ja, vetëm 50 metra, janë konakët e tyre arhondika të familjes Bruzho, më gur të gdhendur dhe me tre kate.Thodhoriu, në Tepelenë dhe Kiço në Sarandë.
Na fton për kafe e raki në shtëpinë e tij pranë shtëpisë së fotografëve dhe kur i themi :“një herë tjetër”, ta kthen:
-Mirë more xhan, kur të doni, të mirëseardhur jeni!
Na kujton se në 6 gusht në Sotirë për festën e Shën Metamorfosit te Sotirës, këtu bëhet det me njerëz. Të duket se ata pak njerëz të moshuar sot në Sotirë, të gjithë presin 6 gushtin.
Të jetosh me fotografitë.
Andon dhe Garufala Nika janë dy të moshuar të tjerë, nga 80 dhe 72 vjeç që jetojnë në Sotirë. Përreth oxhakut me zjarrin e shkurtit, shikojmë foto të ndryshme të fëmijëve dhe nipave. Po edhe fotot të dikurshme të nusërisë me veshjen gjithë shije të dropullites.

Shpesh i marrin ne duar fotot me kornizë. I kundrojnë gjatë, si të flasin me fëmijët dhe nipërit në Athinë.

Garufala ose Fulla na tregon foton edhe të nënës së saj edhe të vetën dalë dikur me kostumin popullor.
-Në të gjithë fshatin jemi a s’jemi 17 vetë.
E pyesim se kur u ndërtua shkolla në fshat dhe mësojmë se ajo është ndërtuar në viti e largët 1927.

-U ndërtua pas shkollës në Camanda matanë kufirit.Në një vit u bënë nga ustallarët e Konicës.-thote Andon Nika i Sotirës.
Të shtatëmbëdhjetë e moshuarit që kanë mbetur sot në fshat, në kët oaz te gjelbër, rrethuar me hilqe , pisha e bredha, jetojnë me kujtimet, fotografitë e të dashurve të tyre në emigrim dhe ëndrrën e takimit me të ikurit, në një ditë të vetme që është 6 gushti, dita e festës së kishës së Metamorfosit të Sotirës. Sikur jetojnë për një ditë.///
ME SHUME LAJME
MEMORIE. Sot kujtojmë Prof. Moikom Zeqon, intektualin e rrallë.
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës