Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit ndau dëshminë e një turisteje të huaj, e cila e adhuron Shqipërinë, por bën apel për pastrimin dhe mbajtjen pastër të qyteteve nga mbeturinat.
“Dëshmi nga një zonjë fisnike që e adhuron Shqipërinë, por pikërisht për këtë m’i tha dhe ca të vërteta që të bëjnë të mendosh”, theksoi Kumbaro.
Turistja e huaj u shpreh se “kam bërë gjënë më të mirë që prej udhëtimit tim të parë gjatë Krishtlindjeve me ardhjen në Shqipëri. Kam rënë në dashuri me Shqipërinë, por plehrat, nuk mund të ketë plehra”.
“Gjëja e parë që sheh kur sapo mbërrin në një qytet janë plehrat dhe nuk do të ikësh, me të vërtetë nuk do. Çdo gjë tjetër është fantastike, njerëzit janë të shkëlqyer, pamjet janë të mahnitshme. Sot ne pamë flamingo, por kishte plehra teksa qëndronim në një vend të bukur. Duhet të bëni diçka për këtë, është urgjente”, tha ajo.
Disa ditë më parë ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se “pastërtia e zonave turistike dhe disiplinimi i plazheve janë prioritete të punës përgatitore për sezonin turistik 2022”./atsh///
ME SHUME LAJME
MEMORIE. Sot kujtojmë Prof. Moikom Zeqon, intektualin e rrallë.
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës