Tre ishujt e Ksamilit nuk i kanë shpëtuar mbushjes nga mbetje urbane të hedhura dhe të mbetura prej kohësh atje. Ish perdoruesit e iIshujve per aktivitet ekonomik ne sezonin e turizmit prej vitesh, kane bërë kujdes që t’i ‘maskonin’ plehrat, plastikë, qelq dhe kanaçe nëpër shkurret e dendura mesdhetare të Ishujve.
Pak ditë më parë gjatë analizës në qytetin antik të Parkut Kombëtar Butrint dhe Administrates së Zonave te Mbrojtura të Qarkut Vlorë, në prani të Ministres së Turimit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, krereve t◄ Bashkive Sarande e Finiq dhe deputetëve Denaj e Kuri, u fokusuia edhe fakti se Ishujt e Ksamilit kanë te depozituara nder vite sasira mbeturinash urbane dhe plastika , të fshshura nëpër shkurre.
Pas kesaj, Ishujt e Ksamilit janë përfshirë nga puna e punonjësve të bashkisë për pastrimin e mbetjeve.
Me afrimin e sezonit të ri turistik, frekuentuesit e plazheve dhe të ishujve do të gjejnë mjedis të pastër.
Në aksionin e pastrimit në zonën e Ksamilit ka qenë dhe vetë kryebashkiaku Adrian Gurma.
“Me punonjës të bashkisë ishim në Ishujt e Ksamilit për të pastruar, ndotjen e krijuar, nga hedhja pa kriter e mbetjeve. Çdo ditë në punë, për pastrimin e territorit”,-ka nenvizuara se fundi, Gurma./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.