Në Divjakë ka filluar puna për pajisjen me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm të motorëve dhe çiklomotorëve që përdoren nga qytetarët në Divjakë.
Pranë ambienteve të Qendrës së Kulturës Divjakë janë paraqitur qytetarë të shumtë, të cilët kanë treguar interes të madh për pajisjen e motomjeteve të tyre me të gjithë dokumentacionin e duhur.
Policia e Shtetit i bën thirrje të gjithë qytetarëve që përdorin motoçikleta, të pajisin mjetet e tyre me dokumentacionin e duhur, të pajisen me elementet e sigurisë si kaska mbrojtëse, elemente ndriçuese dhe sinjalizues.
Sipas policisë, nuk do të tolerohen më të gjithë ata përdorues motomjetesh që do të shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe do të vënë në rrezik jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë.
“Siguria rrugore është kontribut i të gjithëve, ndaj sensiblizojmë dhe ftojmë të gjithë përdoruesit e rrugës që të kontribuojnë për sigurinë e jetës, duke zbatuar me korrektësi rregullat e qarkullimit rrugor”, thekson Policia.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit