SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ekzaminimi i punonjësve për përdorimin e lëndëve narkotike, përjashtohet një polic

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në kuadër të masave parandaluese për përdorimin e lëndëve narkotike nga punonjësit e Policisë së Shtetit, si dhe me qëllim rritjen e standardeve dhe integritetit personal të tyre, nga data 15.11.2021, ka vijuar me ekzaminimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët gjatë karrierës dyshohen për përdorimin e lëndëve narkotike.

Sikurse është bërë e ditur, ekzaminimi filloi pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet laboratorit mjekësor “Intermedica” në Tiranë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për kryerjen e tij, pa asnjë kosto për punonjësit dhe për Policinë e Shtetit.

“Deri tani janë ekzaminuar 1736 punonjës policie, kryesisht nga sektorë dhe mosha me risk, nga të cilët 45 kanë rezultuar të dyshuar pozitivë”, bën të ditur Policia.

Policia informon se , “për këtë kategori po kryhen hetime administrative nga Drejtoria e Standardeve Profesionale. Është përjashtuar nga Policia e Shtetit, 1 punonjës policie, duke analizuar edhe rrethanat e tjera të cilat vërtetojnë shkeljen e rëndë disiplinore”.

“Në vijim të hetimit administrativ, për kategorinë e të dyshuarve pozitivë, do të zhvillohet një test i dytë, për t’u siguruar nëse janë përdorues të lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar krimin, në veçanti krimin e organizuar, duke krijuar një ambient sa më të sigurt për qytetarët, si dhe për të larguar nga radhët e saj çdo punonjës policie që abuzon me detyrën dhe me ligjin.///

error: