SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Shqipëria dhe SHBA, rezolutë në Këshillin e Sigurimit kundër sulmit rus në Ukrainë

Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha deklaroi se, Shqipëria dhe SHBA janë duke punuar për të paraqitur sot në darkë vonë ose nesër një rezolutë të posaçme në Këshillin e Sigurimit me elementë të nevojshëm për të dënuar në mënyrë të qartë dhe të prerë agresionin rus në Ukrainë.

Në një lidhje direkte nga Nju-Jorku për një studio televizive, Hoxha tha se “Shqipëria dhe SHBA janë bashkautorët e kësaj rezolute”.

“Shqipëria ka një rol parësor, se është në vijën e parë, është në pozicionin e penëmbajtësit të atij që propozon tekste dhe atij që kërkon mbledhje për këtë çështje”, tha ai.

I pyetur mbi qëndrimin e Kinës, Hoxha tha se “Kina ka mbajtur disa deklarata në Këshillin e Sigurimit dhe në Pekin, por qëndrimi i Kinës është jo i qartë”.

“Kina nuk ka përmendur elementë thelbësorë që kanë qenë pjesë e diskursit të qëndrimit kinez për të theksuar sovranitetin dhe moscenimin e integritetit territorial, që është një nga qëndrimet klasike të Kinës në arenën ndërkombëtare. Në rastin e këtij akti agresioni Kina ka qenë me një gjuhë më pak të drejtpërdrejtë”, tha ai.

“Ky akt cenon sigurinë europiane në radhë të parë, cenon rendin botëror siç e njohim pas Luftës së Dytë Botërore, cenon elementët thelbësorë të ligjit ndërkombëtar dhe çdo nen, çdo fjalë të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Ndaj, mënyra se si do të trajtohet dhe qëndrimet që do të mbahen kanë ndikime të tjera mbi elemente të tjerë të ngjashëm në rajone të tjera”, tha ai.///

error: