Zbigniew Rau, ministri i Jashtëm polak dhe aktualisht kryetar i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE), e ka quajtur sulmin në shkallë të gjerë të Rusisë kundër Ukrainës një “krim kundër njerëzimit”.
Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi të enjten në mëngjes forcat e armatosura të vendit të tij të fillonin “një operacion special ushtarak” kundër Ukrainës, i cili rezultoi të ishte një sulm masiv nga ajri, toka dhe deti, një skenar të cilit Perëndimi ia kishte frikën dhe u përpoq ta shmangte për muaj të tërë por pa arritur një rezultat të suksesshëm.
“Pushtimi i gjithanshëm i paprovokuar rus kundër qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës përbën një shkelje thelbësore të Kartës së OKB-së dhe Aktit Final të Helsinkit”, tha Rau në një video të postuar në Twitter të enjten.
Kryetari i OSBE-së tha se ishte “e mjerueshme dhe e turpshme” që Rusia revokoi nenin 51 të Kartës së OKB-së “për të justifikuar këtë krim kundër njerëzimit.
“Ne e dënojmë, me fjalët më të forta të mundshme, këtë akt agresioni. Ne presim që pala ruse të respektojë detyrimet dhe angazhimet e saj ndërkombëtare”, shtoi Rau. “
“Çdo zgjidhje e qëndrueshme politike duhet të respektojë plotësisht sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Ukrainës,” tha Rau.////
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI