Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe intervale kthjellimi.
Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në orët e mesditës përgjatë vijës bregdetare e në orët e pasdites reshjet e shiut prekin edhe pjesën tjetër të vendit. Në orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar në jug të vendit.
Era do të fryjë me me drejtim nga juglindja-lindja me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, e cila hera herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek kryesisht përgjatë vijës bregdetare. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 4/14 | Diell re shi |
| Kukës | 2/10 | Diell re shi/borë |
| Lezhë | 0/14 | Diell re shi |
| Dibër | -2/9 | Diell re shi/borë |
| Durrës | 6/15 | Diell re shi |
| Tiranë | 5/15 | Diell re shi |
| Elbasan | 5/15 | Diell re shi |
| Berat | 0/15 | Diell re shi |
| Vlorë | 4/15 | Diell re shi |
| Korçë | -2/9 | Diell re shi/borë |
| Gjirokastër | -2/11 | Diell re shi |
| Sarandë | 7/15 | Diell re shi |
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit