Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore.
Për shkak të temperaturave të ulta në orët e mëngjesit ngrica të forta përgjatë akseve rrugore, kryesisht ato malore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 10-15m/s në bregdet dhe zonat luginore. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 1/11 | Diell pak re |
| Kukës | -3/4 | Diell re |
| Lezhë | 1/11 | Diell pak re |
| Dibër | -5/3 | Diell re |
| Durrës | 1/11 | Diell pak re |
| Tiranë | 2/11 | Diell pak re |
| Elbasan | 0/11 | Diell pak re |
| Berat | -3/10 | Diell pak re |
| Vlorë | 0/11 | Diell pak re |
| Korcë | -5/1 | Diell re |
| Gjirokastër | -2/9 | Diell pak re |
| Sarandë | 1/11 | Diell pak re |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI