SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Lezhjani hap dyert e shtëpisë, për dy familje ukrainase

Nje banor i  Lezhës ka hapur dyert e shtëpisë për dy familje ukrainase.

“Bamirësia nuk të varfëron”, kjo moto e përshkruan më së miri qytetarin lezhjan Gjergj Kadeli, i cili hapi dyert e shtëpisë së tij për njerëzit në Ukrainë, që ndodhet në një moment të vështirë dhe që duan t’i shpëtojnë luftës.

Dëshira për të ndihmuar për qytetarin nga Lezha është nevojë e brendshme dhe e domosdoshme edhe përse nuk është i pasur, ai mund t’i mundësoi dy familjeve ukrainase një banesë të ngrohtë.

“E ndjej të bëjë diçka për personat që janë në nevojë. Ne si popull e kemi treguar veten në këto raste. Unë në mënyrën time dua të jap prezencën time në këtë popull, të jap dhe vëmendjen në pjesën tjetër të botës. Unë kam qenë në emigrim për 15 vite, sigurisht jemi ndodhur në nevojë dhe na kanë ofruar ndihmë. Kur i përjeton gjërat në vetën e parë, je më i ndjeshëm ndaj situatave të tilla.”,- u shpreh ai.

Duke folur për Report Tv, Gjergji e cilësoi këtë luftë të egër një çmenduri e cila nuk mund të ketë vend në shekullin 21. “Shekulli 21 të bëhen luftëra të tilla, kjo është një çmenduri! Sigurisht që jam kundra, kjo botë me këta njerëz të çmendur me armë në dorë është e pasigurt.”, tha ai.///

error: