Siguria Rrugore, do të jetë pjesë e orëve mësimore në çdo vit shkollor parauniversitar.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, në një njoftim të saj, thekson se, “edukimi rrugor duhet të nisë që në fëmijëri, me qëllim që të përgatisim për të ardhmen këmbësorë të përgjegjshëm, pedalues dhe drejtues mjeti të kujdesshëm, për rrugë më të sigurta e për të mirën e përbashkët të komunitetit”.
Për këtë arsye, DPSHTRR në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit po punojnë draftet e para për “Manualet Edukative mbi Sigurinë Rrugore” sipas grupmoshave të ndryshme për t’i bërë pjesë të kurrikulave e programeve në shkollat 9-vjeçare duke filluar nga viti i ri shkollor 2022-2023, një hap shumë i rëndësishëm për sigurinë rrugore.
Tashmë prej 2 vitesh, DPSHTRR në bashkëpunim me drejtoritë arsimore dhe bashkitë, ka zhvilluar 70 evente edukative në 14 qytete të Shqipërisë me 4,000 fëmijë pjesëmarrës, shifra inkurajuese për edukimin e fëmijëve mbi sjelljet e sigurta në rrugë///
ME SHUME LAJME
MEMORIE. Sot kujtojmë Prof. Moikom Zeqon, intektualin e rrallë.
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës