– Pas frikës që shkaktoi zjarri që shpërtheu në centralin bërthamor Zaporizhia të Ukrainës mes përleshjeve me Rusinë, çmimi i grurit arriti pothuajse 500 dollarë për ton në SHBA.
Që nga mëngjesi i sotëm, çmimi i grurit arriti në 444 dollarë për ton.
Në fillim të shkurtit, çmimi i grurit ishte rreth 270 dollarë për ton.
”Zjarri në centralin bërthamor të Ukrainës nuk ka prekur pajisjet thelbësore deri më tani”, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).
Çmimet e mallrave të tjera shënuan gjithashtu një rritje lidhur me zhvillimet e fundit në luftën Rusi-Ukrainë.
Çmimi i naftës Brent, i cili arriti pothuajse 120 dollarë të enjten, shënoi një rënie në rreth 112 dollarë.
Çmimi i arit arriti 1 950 dollarë dje dhe u balancua sot në rreth 1 937 dollarë/AA.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI