– Centrali bërthamor Zaporizhia, që u godit nga një sulm rus, ndodhet në jug të Ukrainës, në Energodar.
- Ai është më i madhi në Evropë dhe ndër 10 më të mëdhenjtë në botë.
- Në pronësi të kompanisë kombëtare të Ukrainës, Energoatom, që menaxhon prodhimin e energjisë bërthamore në vend, ai është një nga katër centralet bërthamore aktivë në vend.
- Prodhimi i tij është i aftë të arrijë në 42 miliardë kWh, e barabartë me rreth 40% të energjisë elektrike të prodhuar nga të gjitha centralet bërthamore të Ukrainës dhe me një të pestën e prodhimit vjetor të energjisë elektrike në Ukrainë.
- Funksional që nga viti 1984, uzina zë një sipërfaqe prej 104,7 hektarë në brigjet e rezervuarit të Kakhovka, në stepë.
- Është i përbërë nga gjashtë reaktorë të ujit nën presion dhe është ndërtuar gjatë periudhës 1984-95, me një kapacitet elektrik bruto prej 1,000 MW secili dhe i projektuar për të qenë funksional për 30 vjet.
- Midis 2019 dhe 2021, katër nga gjashtë reaktorët pësuan një ndalesë të planifikuar të aktivitetit për të lejuar kalimin te furnizuesi i ri i karburantit bërthamor, kompania amerikane Westinghouse.
- Njësia 5 e centralit bërthamor është rilidhur me Sistemin e Bashkuar Energjetik të Ukrainës, pas një ndërprerjeje të planifikuar në 2019.
- Po kështu edhe njësitë 1, 3 dhe 4 janë rilidhur në rrjet/ATSH-ANSA///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI