Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka dhënë sot dorëheqje nga funksionet e saj në PD.
Ajo ka njoftuar dorëheqjen nga posti i nënkryetares së PD-së, pasi kryetari i PD-së Basha nuk mori parasysh kërkesën e shumicës së grupit parlamentarë të PD-së për dorëheqjen e tij.
“Partia Demokratike e Shqipërisë është në ditët më të vështira, traumat e humbjeve të njëpasnjëshme nuk po rikuperohen sepse Lulzim Basha i përdor dhe negocion që dështimet e Partisë Demokratike t’i kthehen në fitime të tij. Pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi me maturi politike të ndërmarrë akte të përgjegjshme dhe të japë dorëheqjen, Lulzim Basha përdori një pakicë të zhgënjyerish për të goditur deputet, më të votuarit dhe më përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Fakti që Lulzim Basha nuk largohet edhe pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi dorëheqjen na kërkon të gjithëve vendimmarrje për shpëtimin e demokratëve të sakrifikuar një dekadë. Megjithëse personalisht nuk kam asnjë përgjegjësi në vendimmarrje dhe ia kam shkruar e lënë të dokumentuara vendimet e dëmshme sot deklaroi që jap dorëheqjen si nënkryetare e Partisë Demokratike, duke qenë ky vetëm një prej vendimeve të domosdoshme për demokratët. Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë”, shprehet Duma. ///
ME SHUME LAJME
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota
Greqia ul çmimet për familjet dhe shtresat në nevojë, mbi 1,660 produkte më lirë në supermarkete
Përkujtohet At Zef Pllumi, simboli i qëndresës dhe kujtesës