Një i arrestuar shqiptar është arratisur nga spitali i Rodosit në Greqi ku ishte shtruar pas infektimit me COVID. Shqiptari i arrestuar për grabitje të mbetur në tentativë do të gjykohej të premten por çështja e tij u shty për shkak se ishte prekur nga COVID.
Ai u dërgua në spitalin e përgjithshëm të Rodosit ku prej ditës së djeshme po trajtohej për pneumoni.Në rrethana ende të paqarta i arrestuari është arratisur nga spitali.Mungesa e tij është vënë re mëngjesin e sotëm dhe menjëherë policia ka nisur hetimet për gjetjen e tij.///
ME SHUME LAJME
FOKUS. Shkallaret e qytetit tim-Një udhëtim në kujtesë dhe shpirt.
Sarandë. Filiali Universitar së afërmi në godinën e Ekokampusit. Godina e Filialit, shkollë e re për qytetitn
Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime