/30/04/2020/-Llambros Kakissis Konsulli grek në Gjirokastër, ka dhuruar ditën e sotme në emër të qeverisë greke për Spitalin e Sarandës 2000 maska, 1000 doreza, dhe dezefektant. Kakissis u shpreh se në një moment të vështirë si ky në emër të fqinjësisë së mirë, duhet ti qëndrojm pranë njëri tjetrit.
Përsa u përket qytetarëve shqiptarë apo minoritarë grek të cilët, medikamentet e tyre i sigurojnë në shtetin grek, Kakissis u shpreh se nëpërmjet shoqatave të ndryshme po bëhet maksimumi që qytetarët të mos mbeten pa ilacet qe ju nevojiteshin. Ditë më parë konsulli dhuroi ndihma mjekësore edhe për spitalin e Gjirokastrës./R-SR.//
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade