Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca zhvilloi te enjten një takim me shpendrritësit e stabilimenteve për mish në vend për të diskutuar mbi shëndetin në ferma.
“Deri më sot nuk kemi pasur asnjë rast të infektuar dhe situata për ta rezulton e pastër, pa asnjë gjendje klinike, vërtetuar dhe nga kampionimet e shtuara për analiza të kryera, si edhe rritja e vigjilencës ndaj masave të biosigurisë”, tha Krifca. Ndërkohë, sipas ministres, “AKU është në monitorim të tregjeve ushqimore ku shiten pula për konsum, duke siguruar se produktet e shpendëve dhe nënproduktet e tyre kanë gjurmueshmëri dhe janë të garantuara në plotësimin e standardeve”.
“Referuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Organizatës Ndërkombëtare të Ushqimit dhe Bujqësisë, konsumi i mishit të pulës dhe vezëve nuk përbën rrezik për konsumatorin nëse ndjek në mënyrë rigoroze higjienën dhe gatimin e produkteve me temperaturë mbi 70 gradë celcius”, tha ajo.
Krifca tha se “aktualisht sektori i shpendarisë është ndër sektorët më të rëndësishëm për furnizimin me produkte shtazore, jo vetëm të kërkesave të vendit por edhe në eksporte”.
“Vetëm në 10 vitet e fundit niveli i prodhimit të mishit nga shpendët është trefishuar, ndërsa prodhimi i vezëve ka arritur të plotësojë kushtet e eksportit në vendet e BE për 6 prej stabilimenteve shqiptare”, tha ajo.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI