/30/04/2020//-Nis hetimi për tre punonjës policie në Komisariatin e Sarandës për shpërdorim detyre, ku Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat referoi materialet në Prokurori.
Pas transmetimit të një emisioni, ku ka dyshime për abuzim me një minorene nga disa persona, filloi hetimet duke konkluduar në referimin e materialeve procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në ngarkim të punonjësve të policisë.:
Komisar S.B., Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Sarandë;
– N/Komisar R.I., Specialist për Dhunën në Familje dhe të Miturit, në Komisariatin e Policisë Sarandë;
– Inspektor B.N., SPZ në Komisariatin e Policisë Sarandë.
Policia falenderon median për denoncimin e rasteve dhe inkurajon qytetarët të vijojnë të denoncojnë çdo rast kur punonjës të Policisë së Shtetit shpërdorojnë detyrën duke telefonuar falas në 0800 90 90.-citon Shqiptarja.com///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI