SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

“Paqe për Ukrainën”, qirinj dhe homazhe në sheshin ‘Skënderbej’

– Si çdo vit, edhe mbrëmja e kësaj të shtune, e fundit për muajin  Mars, iu kushtua shtëpisë tonë të përbashkët, Tokës.

Së bashku me mbi 3 miliardë njerëz dhe mijëra qytete të tjera në botë, “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, Kongresi Rinor Kombëtar dhe Bashkia e Tiranës iu bashkua lëvizjes për Planetin Tokë, për të ardhmen tonë.

Këtë vit, Ora e Tokës vjen në një kohë kritike për njerëzit dhe një vend të lirë si Ukraina.

Ndaj të rinjtë, por edhe qytetarë të shumtë u mblodhën mbrëmjem e sotme në sheshin “Skënderbej”, në shenjë solidariteti për paqe në planetin Tokë në këtë periudhë të vështirë.

I pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj ndërsa të rinjtë krijuan në shesh flamurin e Ukrainës me mbi 60 qirinj dhe me mbishkrimin, “Paqe për Ukrainën” (Peace for Ukraine).

Kryeministri Edi Rama, publikoi foto nga kjo nismë e mbajtur në kryeqytet. “Qytetarët në Sheshin Skënderbej duke ndezur qirinj për jetët e humbura nga lufta në Ukrainë”, u shpreh Rama.

Nisma “Earth Hour” e ka zanafillën në 2007 në Sidnei dhe u propozua nga “World Wilde Life Fund”. Dhjetëra kryeqytete të botës iu bashkuan projektit duke fikur për një orë dritat në zyrat qeveritare apo pikat turistike dhe simbolet shtetërore.///

error: