Shefi i Policisë rrugore të Sarandës Mehmet Çeli, u transferua në një pozicion kariere më të lartë dhe tashme ka nisur punë në Drejtorinë e Policisë Vendore Vlorë.

Lëvizja e Çelit, u bë më një urdhër të Drejtorit të Drejtorisë së Policisë Rrugore, Drejtues i Parë Altin Qato.
Mehmet Çeli qëndroi në krye të Policisë rrugoRe të Sarandës për një periudhë kohe tre vjeçare. Gjatë kësaj përiudhe trupa e policië rrugore të Sarandës, vlerësohet se përballoi me sukses të gjitha problematikat e trafikut rrugor, përshi, periudhat e mbingarkesës së flukseve gjatë sezoneve verore turistike.

Gjatë kësaj periudhe blutë e rrugores në Sarandë patën përballuan me sukses periudhën kritike të pandemisë, dhe një bashkëpunim optimal edhe me bashkitë e Sarandës, Delvinës dhe Konispolit.


Pas argumentave të Çelit në krye të Policisë rrugore lokale për nevojën e një karotreci, kyebashkiaku Adrian Gurma , udhëzoi pajisen e Bashkise me një mjet të tillë në të mirë të normalizimit të qarkullimit rrugor në hapësirat publike të kësaj bashkie./SARANDANEWS///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit