SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rubrika-MEMORIE & LETRA: Ali Dino Bej, karikaturisti i famshëm i viteve 20-30 dhe deputet i Kuvendit të Greqisë –

Shënime nga ditari i Athinës…

 I dashur Shkëlqim…

Në rubrikën e sotme të fundjaves, po  të dërgoj disa nga shënimet e ditarit… 2015…

-Sot fola me zonjën Safer Dino Mavromata, 85-vjeçarja, kujtesën e ka të fortë… Ajo nga Preveza, unë nga Athina në telefon… Është vajza e Ali Dino Bej, karikaturistit të famshëm të viteve 20-30 në shtypin grek dhe deputet i Kuvendit të Greqisë, me origjinë çame.

Folëm shumë, për Ali Dinon, për Hasan Tahsin Mesarenë, komandantit turk të Selanikut me origjinë shqiptare, gjiton në sarajet e Janinës; për Qenan Mesarenë piktorin e betejave të Luftës së parë Botërore, e ndër të tjera edhe për një nga njerëzit më të afërt të të saj, gazetarin prevezjan Dino Çaloglu…Gjyshi nga nëna ishte Abedin Pasha, ministër i jashtëm i perandorisë osmane dhe guvernator i arkipelagut të Dhodhekanisos( 12 ishujt)…gjatë mbretërisë së Abdul Hamitit. Pak ditë më vonë nga biseda mora rrugën për në ndërtesën më të famshme të Athinës ‘’Zappio’’ .

U ndërtua nga bamirësit Evangjelo dhe Konstandin Zhapa nga Labova, për ti ardhur në ndihmë lojrave të para moderne Olimpike…Mbaroi së ndërtuari më 1888-të. Gjatë luftës së Dytë Botërore u përdor nga Fondacioni Kombëtar i Radios dhe dhe ishte radiostacioni shtetëror i Athinës nën pushtimin e gjermanëve. Doja të ‘’shikoja’’ nga afër çka kisha dëgjuar nga Safeti dhe të ‘’dëgjoja’’ ndoshta kumbimin e zërrit të Dino Çaloglut, folësit të radiostacionit… Ishte mbasditja e 23 shtatorit të 1944, po bëheshin pregatitjet e fundit për emisjonin e lajmeve…

Çdo gjë nën kujdesin e rrepëtë të gjermanëve…Forcat antifashiste kishin vendosur të realizοnin një plan, ti jepnin kurojo dhe shpresë popullit të Athinës… Një ‘’grup artistik’’ do të shkonte në radiostacion për një ‘’koncert’’. Brenda kutive të veglave muzikore do të kishin armë… Plani nuk u realizua, grupi ra në bllokun gjerman, 1km larg radiostacionit…Koha nuk priste…minutat po afronin dhe folësja po bëhej gati të futej në studjo…Dino Çaloglu u tregua i ‘’shkathët’’ dhe trim…Ja mori letrat nga dora dhe i tha ti jepte ai lajmet…Çdo lëvizje e pa matur kishte të bënte me ushtarët gjerman jashtë portës së studios… Ora shtatë pa dhjetë, Çaloglu shtypi butonin… Vini re…Vini re …Po japim lajmet në Athinën e robëruar Vini re… Vini re… Po ju flet EAM, ELAS( Fronti Nc-Çl dhe Ushtria Nacional Çlirimtare)

Të gjithë në këmbë për luftë… ELAS po çliron Atdheun… Përpara për të çliruar edhe Athinë… Për një momet kërkoi diskun të vendoste në pikap himnin kombëtar…Por koha nuk priste jeta ishte në rezik…U largua nga studio i qetë sikur të mos kishte ndodhur gjë, duke qëlluar në mënyrë ‘’imtime’’ në krahë ushtarin gjerman që ndodhej jashtë portës… Një minutë zgjati i gjithë ‘’emisioni’’ por ishte i mjaftueshëm për të dërguar mesazhin dhe besimin në fitore,ishte i mjaftueshëm për të ngritur në këmbë gjithë Athinën… Ky ishte Dino Çaloglu, njeriu, gazetari dhe luftëtari../SARANDANEWS.AL///

error: