Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot moti parashikohet kryesisht i vranët. Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët që në orët e para të mëngjesit në pjesën jugore dhe më pas në pasdite në qendër dhe në verilindje.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim 1-5 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina deri në 5-8 m/sek.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 6/19 | re |
| Kukës | 4/18 | re shi |
| Lezhë | 5/19 | re shi |
| Dibër | 5/18 | re shi |
| Durrës | 9/18 | re shi |
| Tiranë | 9/19 | re shi |
| Elbasan | 9/19 | re shi |
| Berat | 3/19 | re shi |
| Vlorë | 6/17 | re shi |
| Korçë | 5/17 | re shi |
| Gjirokastër | 2/18 | re shi |
| Sarandë | 9/17 | re shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI