/01/05/2020/- Per dy makinat e djegura në fshatin Çorraj bashkia Himare, naten duke u gdhire 30 prill, dyshihet se ka patur zjarrvenie te qellimshme.
Ky eshte dyshimi i pare i policise per makinat ne pronësi të shtetasit Altin Hitaj. Ngjarja ka ndodhur, në rrethana ende të panjohura.
“Gjatë natës, se 30 prillit në fshatin Çorraj, Himarë, kanë marrë flakë dy automjete të tipit Mercedes Benz-ML270 dhe Mercedes Benz furgon, në pronësi të shtetasit A.H të cilat ishin të parkuara përpara banesës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Makinat ishin parkuar në distancë nga njëra-tjetra, çka ka ngritur dyshimet se kjo ka qenë një zjarrvënie e qëllimshme.
Pronari i mjeteve ka deklaruar se nuk ka konflik me ndonjë person. Ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të zjarri./(Lajmi ne perditesim) //R-SR././/
ME SHUME LAJME
“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët
Mot i kthjellët, vranësira kalimtare në relievet malore
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese