SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Plani Kombëtar i Pastrimit, punë e përditshme në gjithë Shqipërinë. ATSH ilustron lajmin me Sarandën

Kryeministri Edi Rama publikoi sot momente nga puna në zbatim të Planit Kombëtar të Pastrimit në disa qytete të vendit. Rama falënderoi të gjithë ata që janë angazhuar në Planin Kombëtar të Pastrimit, teksa theksoi se, ky plan është kthyer në punë të përditshme në gjithë Shqipërinë.

“Faleminderit për angazhimin në Planin Kombëtar të Pastrimit. Ky plan është kthyer në punë të përditshme në gjithë Shqipërinë dhe do të vazhdojë pa u ndalur deri në dhënien fund të kësaj marrëzie”, theksoi Rama. Rama ndau momente nga pastrimi në Fushë-Krujë, Vlorë, Gramsh, Belsh, Bulqizë, Përrenjas, Peqin, Selenicë, Tepelenë dhe Sarandë.

Plani Kombëtar i Pastrimit rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor 2021 në Vlorë dhe ka përfshirë të gjithë territorin.///

error: