-Në vend të homazhit për një autoportret –
-Në fshatin Fterë, 81 vite më parë, kur bëri pikturën e parë të një familjeje mori si shpërblim…-
Nga Pirro NAÇI
Në luftë ai ishte ri në moshë, pothuajse 30 vjeç… Pikturën e kishte ‘’armën’’ më të dashur, qysh në vitet e para, kur filloi të merte këmbët…Armën, që nuk e hoqi kurë nga dora, deri në fund të jetës së tij. Me atë ‘’luftoi’’ një jetë të tërë.
Kur u nis për në luftën Italo-Greke, deri në malet e Shqipërisë, përveç uniformës dhe armatimit, me vete kishte edhe bojërat edhe lapsin… Ky ishte Janis Caruhis (Giannis Tsarouchis, 1910-1989) Është një nga piktorët dhe skenografët më të mëdhenjë grek. Hyri në historinë e artit bashkëkohor duke bërë të njohur folklorin popullor dhe artin bizantin përtej kufijve grek. Ishte një nga personalitet e shquara që nuk pushoi kurrë duke punuar e duke u marrë me thelbin e pikturës. Në veprat e tij shprehet kryesisht gëzimi dhe mrekullia e jetës. U përpoq të ballanconte traditat e mëdha dhe të kapte vleret e përjetshme artistike.
Përveç famës në Greqi ai ka një ekspozim të pasur ndërkombëtar sidomos në Francë…
Por unë do të thosh edhe në Shqipëri, në malet e Kurveleshit ku edhe filluan të parat kërkesa për ‘’punë të mira’’ me telajot e tij. Në fshatin Fterë kur bëri pikturën e parë të një familjeje mori si shpërblim një të katërtën e mishit të dhisë.
Një nga fshatarët që dinte gjuhën greke, i bëri propozimin që kur të mbaronte lufta, të kthehej dhe të bënin ‘’punë të mira’’ me telajot e tij… Në fshatin Kuç ku qëndroi për një kohë të gjatë ai pikturoi autoportretin, me laps, duke u parë në një pasqyrë të vogël xhepi…
…Piktura është ajo që kam paraqitur sot në së bashku me këto pak shënime. Një homazh për një autoportret që u realizua më 27 mars të 1941-shit, 81 vite më parë, në Fterrë të Labërisë- ‘’Τσαρούχης Αλβανία 27-3-41’’/SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit