Ministria e Arsimit ka publikuar datat ku shkollat në vend do të mund të zëvendësojnë 4 ditët e humbura për shkak të pushimeve.
Sipas njoftimit të Ministrisë, mësuesit dhe nxënësit do mund të zhvillojnë mësim në datat e propozuara për zëvendësimin e ditëve të humbura të mësimit, që janë 2 prilli, 30 prilli, 14 maji dhe 28 maji.
Ministria e Arsimit mbylli për tre ditë shkollat e arsimit parauniversitar në të gjithë vendin për shkak të motit të keq në janar, ndërsa së fundmi pushim u bë edhe e hëna e 21 marsit, përpos 22 marsit që ishte në kalendarin e festave zyrtare ditë pushimi për shkak të Festës së Sulltan Novruzit.///
ME SHUME LAJME
Përse nuk na dhanë vendin e parë?
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim