Banorët e fshatit Çërrilë të Bashkise Memaliaj, kanë protestuar për grabitjen e kullotave, duke akuzuara edhe drejtuesit e bashkise per kete situate.
Shkak është bërë mungesa e kullotave dhe e tokave bujqësore të cilat janë fituar me gjyq nga një biznesmen i njohur që vjen nga fshati prane Çërrilës . Janë 30 ha kullotë të cilat prej 10 vitesh janë pronë e një personi që nuk ka lidhje fare me këtë fshat por që synimi i tij sipas banorëve që protestuan sot, është rrethimi me tel i kullotave duke mos lejuar asnjë krerë bagëti që të ushqehet. Banorët e Çërrilës kanë qenë kategorik edhe me kryetarin e Bashkisë së Memaliajt Gjolek Guci të cilin e akuzojnë për marrëveshje me biznesmenin e njohur ku këtij të fundit, i ka ofruar të gjitha lehtësirat në dëm të mirëqënies së banorëve dhe privimin e këtyre të fundit për të pasur bagëti në fshat.

Të gjendur në këto kushte, banorët jane mbledhur para Bashkise se Memaliajt dhe kane kerkuar nje sqarim nga kryetari i bashkise Guci i cili nuk ndodhej ne zyre.
Nga protesta e zhvilluar disa dite me pare jane shoqeruar ne komisariat 5 banore te cilet kane kaluar ne ndjekje penale. Banoret i kane bere thirrje kryeministrit Edi Rama per t’u njohur me problemin dhe per t’i dhene fund spekulimeve korruptive me pronat e fshatit qe ajne jetike per çdo familje te varfer ne kete fshat///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI