/02/05/2020// – Policia del me deklaratë lidhur me arrestimin e dy personave të cilët lëviznin me armë zjarri, thikë dhe kokainë në hyrje të Tepelenës.
Nga ana e uniformave blu gjatë paradites së sotme është bërë arrestimi i një 39-vjeçari i cili për t’iu shmangur kontrolleve, përdorte një emblemë të policisë, e cila u gjet në makinë.

Kapja e 39-vjeçarit u bë nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me FNSH Fier, në pikën e kontrollit në kufirin ndarës mes Tepelenës dhe Mallakastrës.
Efektivët e policisë në pikën e kontrollit në rrugën nacionale Tepelenë-Mallakastër, në afërsi të Liqenit të Krahësit, për ndarjen e zonave të gjelbra, gjatë kontrolleve të imtësishme për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, evidentuan dhe arrestuan në flagrancë 39-vjeçarin Bledi Haka, banues në Tiranë.
Nga kontrolli personal iu gjetën në trup doza me lëndë narkotike kokainë dhe nga kontrolli i automjetit që drejtonte ky shtetas u gjetën një armë zjarri pistoletë, një armë sportive, një thikë, një dorezë metalike dhe një emblemë e policisë.
Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Bledi Haka, 39 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu, po në vijim të veprimeve u bë edhe ndalimi i Rigert Çekani, 36 vjeç, banues në Tiranë, pronari i mjetit.
Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë ose sportive”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI