Pacienti: Si të shpëtojmë prej hundëve të zëna
Mjeku: Nëse fatmirësisht nuk keni temperaturë, gjasat që gjatë këtyre ditëve të vuani nga hundët e bllokuara, janë të mëdha. Të gjithë e dimë ndjesinë e shëmtuar të hundëve të zëna, por ç’mund të bëjmë për të shpëtuar sa më shpejt?
Avull: Frymëmarrjet e thella në prani të avullit që krijon uji i nxehtë janë një mënyrë e thjeshtë, tradicionale dhe efikase për të shpëtuar nga hundët e bllokuara prej sekrecioneve. Nëse nuk keni aparatin që konverton ujin në avull mund ta bëni sipas metodës së vjetër, duke përdorur një tenxhere me ujë të nxehtë.
Bëni një dush: E keni provuar ndonjëherë sa kollaj mund të merrni frymë pas një dushi me ujë të nxehtë? Kjo ndodh pasi mukoza e hundës suaj hollohet dhe inflamacioni reduktohet. Të paktën për pak kohë do të mund të merrni frymë lirisht.
Qëndroni të hidratuar: Eshtë shumë e rëndësishme që gjatë këtyre ditëve të pini shumë ujë! Duke qenë gjithë kohës të hidratuar do të çlironi sinuset nga presioni i sekrecioneve.
Përdorni një spray: Mund të jetë një solucion i thjeshtë ujë dhe kripe që do t’ju shpëtojë, të paktën përkohësisht!Kompresa të ngrohta: Merrni një peshqir dhe zhyteni në ujë të ngrohtë. Më tej shtrydheni dhe vendoseni në zonën e hundës dhe pjesën e sipërme të ballit. Merrni ilaçe: Sigurohuni të flisni me një farmacist ose një mjek nëse e ndjeni që metodat më sipër nuk funksionuan.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI