Pranvera trokiti edhe në Parkun Kombëtar “Bredhi i Hotovës – Dangëlli”, por ditët e para të prillit kanë sjellë sërish një shtresë dëbore për ta bërë atë edhe më tërheqës për të apasionuarit e natyrës dhe turistët.Bora e bardhë duke si një penalatë e shpejtë për të shquar më shumë konturet e peizazhit të Parkut Kombëtar “Bredhi i Hotovës – Dangëlli”.
Ky është një nga destinacionet më të preferuara të turistëve në të gjitha stinët e vitit por në pragun e pranverës, kur befasohet me borë bëhet edhe më tërheqës.Administrata e Zonave të Mbrojtura Gjirokastër postoi pamj nga Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli”.
“Sot në Parkun Kombëtar ‘Bredhi i Hotovës – Dangëlli’’…bora nuk do të ndahet prej tij….”, njofton Azm Gjirokastër.Ekosistemi natyror “Bredhi i Hotovës – Dangëlli” u shpall Park Kombëtar më 17 dhjetor 2008.
Luginat e bukura, biodiversiteti i pasur në habitate malore të mbuluar me pyje të dendura, kanione gjigante dhe një traditë kulinare fantastike e bëjnë këtë park një zgjedhje ideale për t’u ekploruar. Peizazhi i larmishëm pyjor (një përzierje e bredhit të Maqedonisë, tisit, pishës së zezë, bungës, qarrit, maresë e mëllagjerit) ofrojnë strehë për shumë lloje kafshësh si: ariu i murmë, ujku, kaprolli, lepuri e derri i egër.
Midis mundësive të shumta është dhe qëndrimi në “Ujërat Termale të Bënjës”, kanionet e Kamenckës, Langaricës e Borockës.Peizazhi dëshmon kulturën e hershme dhe të pasur të zonës, ku përfshin një sërë monumentesh kulturore dhe historike si kisha e Shën Mërisë në Okdunan e Kosinë, Teqeja e Ali Postivanit, dhe Frashërit, Ura e Katiut dhe fshati Frashër, vendlindja e patriotëve të njohur, vëllezërve Frashëri dhe poetit kombetar Naim Frasheri.
Parku kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli” ka një sipërfaqe 34,361.1 ha dhe është shpërndarë në qarkun e Gjirokastrës dhe të Korçës. Ky park ka një traditë të gjatë të përdorimit të burimeve natyrore të zonës nga banorët lokalë dhe vazhdon të monitorohet për parandalimin e veprimtarive të paligjshme. Në stinën e dimrit dhe të pranverës ofron bukuri të pahasura, si dhe në këto ditë të mespranverës.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI