Ambasada Amerikane ka rikujtuar pushtimin e Shqipërisë nga Italia më 1939. Përmes artikulli të postuar asoj kohe, ambasada në një reagim në “Facebook” shkruan se në po këtë ditë, më datën 7 Prill të vitit 1939, Sekretari Amerikan i Shtetit Cordell Hull, e dënoi sulmin si një “pushtim të ashpër dhe të dhunshëm”, i cili përbënte “padiskutim një kërcënim shtesë për paqen në botë”.

Ambasada thekson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishin i vetmi vend që e dënuan pushtimin asoj kohe.
“Në këtë datë, 7 Prill 1939, Shqipëria u pushtua nga Italia. Në të njëjtën ditë, gazeta Neë York Times raportoi se Sekretari Amerikan i Shtetit Cordell Hull, e dënoi sulmin si një “pushtim të ashpër dhe të dhunshëm”, i cili përbënte “padiskutim një kërcënim shtesë për paqen në botë”. Shtetet e Bashkuara ishin i vetmi vend që dënoi pushtimin në atë kohë. Sekretari Hull e bëri deklaratën e tij në një konferencë për shtyp me miratimin e Presidentit Franklin D. Roosevelt.
Sipas artikullit të Times, deklarata u pasua pak orë më vonë nga një protestë zyrtare për pushtimin, dërguar Departamentit të Shtetit nga Faik Konica, në atë kohë Ambasador i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara. Artikulli përfshin gjithashtu një foto të Konicës duke dëgjuar lajmet radiofonike të pushtimit italian në vendlindjen e tij”, shkruan Ambasada.///
/
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI