SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

KPK në 4 vite veting, u shkarkuan 117 gjyqtarë dhe 70 prokurorë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit publikoi raportin 2018-2022 ku janë dhënë 507 vendime.

Në raportin e Komisionit të Pavarur i Kualifikimit për periudhën 8 shkurt 2018, deri në datën 28 shkurt 2022 ka dhënë 507 vendime.

Nga këto, 195 vendime për konfirmimin në detyrë të 101 gjyqtarëve, 82 prokurorëve, 2 ish-inspektori KLD/kandidat për gjykatë apeli, 1 inspektore e komanduar në ILD dhe 9 ndihmësve/këshilltarë ligjorë; 190 vendime për shkarkimin nga detyra të 117 gjyqtarëve, 70 prokurorëve, 1 inspektori në ILD dhe 2 ndihmësve ligjorë.

Po ashtu në raportin e Komisioni të Pavarur të Kualifikimit janë 77 vendime për ndërprerje të procesit për 47 gjyqtarë, 21 prokurorë, 2 ish-inspektori në KLD dhe 7 ndihmësve ligjorë; 8 vendime për pushimin e procesit për 3 gjyqtarë, 1 prokuror dhe 4 ndihmës ligjorë në Gjykatën e Lartë; 35 vendime për përfundimin e procesit për 22 gjyqtarë, 11 prokurorë dhe 1 ish-Kryeinspektor i KLD-së dhe 1 ish-inspektor i ILD-së, 2 vendime për pezullimin nga detyra të 2 prokurorëve.

Në korrik të vitit 2016, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me unanimitet projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Lindja e institucioneve të reja të drejtësisë plotësuan kornizën kushtetuese duke i vënë në qendër institucionet e vetingut për pastrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar nga sistemi i drejtësisë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  vazhdon punë për vetingun e magjistratëve në sistemin e drejtësisë, ndërsa ka publikuar të dhënat e rezultateve në këto vite.

Pas mbarimit të mandati të vetingut të KPK dhe KP, Kuvendi  ka miratuan me 10 shkurt 2022 me 118 vota pro, 0 kundër dhe 4 abstenime ka miratuar zgjatet e organeve të vetingut deri në 31 dhjetor 2024, ndërsa procesi vazhdon./atsh///

error: