Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi një vizitë pune në pikën kufitare të Qafë Botës, në Sarandë.
Gazheli kërkoi angazhim të shtuar të strukturave doganore, duke qenë se vërehet një shtim i fluksit të hyrjeve të qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë për festën e Pashkëve katolike.

“Ardhja e Pashkëve duhet të paraprihet nga një organizim më i detajuar i turneve të punës për të përballuar me efikasitet ngarkesën. Lehtësim të biznesit dhe qytetarëve, pa cenuar dhe neglizhuar kontrollin dhe luftën ndaj kontrabandës dhe evazionit” u shpreh Gazheli në takimin me doganierët e Qafë Botës”, deklaroi Gazheli.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI