Me rastin e Pashkëve Katolike, Kryebashkiaku Adrian Gurma shkoi në Qendrën Sociale “Marcelina”, në Sarandë per te uruar stafine kesaj Qendre .
Gurma u prit nga misionarja dhe themeuesja e Qendrës Sociale “Motrat Marcelina”, Motër Daniela Silvestrinin ,Qytetare Nderi e Sarandes dhe bashkëpunëtoret e saj.
“I gjithë mjedisi i brendshëm dhe i jashtëm i kësaj Qendre Sociale është impresionues dhe jep modelin e një pune të admirueshme që bëhet, për të realizuar edukim cilësor me fëmijë të moshës parashkollore.
Si dëshmi të punës cilësore që bëjnë Motrat italiane dhe stafi, megjithëse modest, janë dhjetëra objekte interesante, realizuar me materiale të ricikluara, veshje karakteristike për vajza e djem, laboratori i materialeve që përdoren në festa, rrobaqepësia, salla multimediale, kopshtet me perime, të mbjella edhe nga vetë fëmijët, biblioteka e pasur etj. Impresionuese dhe me impakt të jashtëzakonshëm në komunitet, është ajo që bëhet, për të asistuar 53 fëmijë, nga qyteti i Sarandës, Berdeneshi etj., kryesisht të spektrit autik dhe me zhvillim të prapambetur.-eshte shprehur Gurma pas vizites.
Gurma u shprehu mbështetjen personale dhe të institucionit qe drejton për çuarjen përpara të kësaj pune të mrekullueshme, sipas normave dhe standartit të kulturës italiane të punës. Duke falenderuar Motrat e Qendrës “Marcelina” për punën e veçantë e plot produktivitet që bëjnë. ai i ftoi që, me objektet e realizuara me material të ricikluar, të bëhen pjesë integrale e Javës “Saranda Riciklon” nga 18-23 prill, si dhe të prezantohen me pavionin e tyre në ekspozitat materiale në eventin e çeljen zyrtare të sezonit “Verë 2022”.”///
ME SHUME LAJME
MEMORIE. Sot kujtojmë Prof. Moikom Zeqon, intektualin e rrallë.
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës