SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Instalohen 5760 matës inteligjentë të energjisë elektrike

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Enegjisë Elektrike (OSHEE) bën të ditur se po vijon punën për instalimin e matësve inteligjentë të energjisë elektrike.

Sipas OSHEE-s, deri tani janë instaluar 5760 matës inteligjentë, një pjesë e të cilëve të lidhur me konsumatorët, e disa prej tyre të lidhur me fiderat kryesorë të furnizimit në zona të caktuara.

Instalimi i tyre ndikon në rritjen dhe ruajtjen e standardeve të cilësisë së shërbimit.

Një matës inteligjent është shumë i ngjashëm me matësin tradicional, por, matësi inteligjent ndryshon sepse është një pajisje digjitale që mund të komunikojë nga distanca. Ai dërgon të dhëna mbi konsumin çdo 15 minuta deri në një orë dhe eliminon nevojën për një lexues të matësit.

Sipas ekspertëve të OSHEE-s, kalimi nga matësit aktualë, në matës inteligjentë vendos një marrëdhënie më të drejtë me konsumatorët, për shkak të saktësisë në të dhëna që ofrojnë këto pajisje./atsh//

error: