– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë edhe për ditën e nesërme do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike ndikuar nga masa ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime kthjellimesh të herëpashershme.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale të herëpashershme kryesisht gjatë pjesës së parë të ditës si dhe në orët e vona të mbrëmjes.
Ashtu si sot edhe për nesër parashikohet erë relativisht intensive me drejtim verilindje – juglindje dhe shpejtësi mesatare 1-10m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era intensive dhe shpejtësi që arrijnë deri në 15-18m/s. Deti i forcës 2-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 6/17 | Re diell/shi |
| Kukës | 7/16 | Re diell/shi |
| Lezhë | 8/20 | Re diell/shi |
| Dibër | 4/17 | Re diell/shi |
| Durrës | 9/22 | Re diell/shi |
| Tiranë | 10/21 | Re diell/shi |
| Elbasan | 7/22 | Re diell/shi |
| Berat | 4/23 | Re diell/shi |
| Vlorë | 10/22 | Re diell/shi |
| Korçë | 2/16 | Re diell/shi |
| Gjirokastër | 2/19 | Re diell/shi |
| Sarandë | 5/20 | Re diell/shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI