Paga minimale në Greqi do të rritet nga 663 euro (719,09 dollarë) në 713 euro nga 1 maji për shkak të normës së lartë të inflacionit.
“Qeveria konservatore dëshiron të ndihmojë individët për të menaxhuar rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe kostot e larta të energjisë”, njoftoi sot në televizionin shtetëror kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.
Në muajin mars, norma e inflacionit në Greqi ishte 8%. Athina tashmë po mbështet qytetarët e saj përmes një pakete prej rreth 6 miliardë eurosh për të lehtësuar barrën e kostove të energjisë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI