SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

DASH: Sulmet e pajustifikuara ndaj Kim, s’përfaqësojnë popullin shqiptar

– Departamenti  Amerikan i Shtetit ka reaguar në lidhje me deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, bërë ndaj ambasadores së SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim.

Sipas DASH, sulmet ndaj diplomates janë të pajustifikuara dhe nuk përfaqësojnë popullin shqiptar.

Në reagimin e Departamentit thuhet se ata persona që përfshihen në korrupsion ose minojnë demokracinë duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Sulmet e pajustifikuara ndaj Ambasadores të SHBA në Tiranë, përfaqësueses personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, nuk përfaqësojnë popullin shqiptar. Ata që përfshihen në korrupsion ose minojnë demokracinë duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në përgjigjen për Top News./atsh///

error: