Një ditë para se të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, e do të përzgjidhen anëtarët e ri të Këshillit Kombëtar, kanë ardhur edhe kundërshtimet e para. Ndriçim Mehmetit, drejtues i departamentit të arsimit në PD si edhe Vesel Koçiut, ish-kryetar i Sarandës, duket se nuk i është bërë një ftesë zyrtare, por me një listë që është shpërndarë në media. Megjithatë, përtej kësaj, ato kanë refuzuar, p që të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar.
Koçiu thotë se ky Kuvend është i përshpejtuar dhe përjashtues.
“Të nderuar anëtarë të Degës PD Sarandë!Pasi pashë emrin tim në listen e shpallur nga Komisioni i Rithemelimit për garën për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PDSH-së deklaroj:
1) Kuvendi i përshpejtuar i 30 Prillit, është produkt i një proçesi përjashtues, fiktiv dhe përçarës ndermjet demokratëve.
2) Qëndrimi im dhe i DPD Sarandë në lidhje me kêtë proçes është publik dhe i pandryshuar.
3) Nuk kam qënë pjesë e këtij proçesi,nuk garojë dhe nuk bëhem pjesë e një kuvendi që synon ndarjen dhe jo bashkimin e Partisë Demokratike!4)Bashkimi dhe jo ndarja, duhet të jetë qëllimi ynë i përbashkët”, shkruan Koçiu.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI